Zyra e Kryeministrit

Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një drekë pune me zv.ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë, Stjuart Jones

Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë për konsolidimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës, për sundimin e rendit dhe ligjit, për luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për shtrirjen e autoritetit të institucioneve kosovare në gjithë territorin e vendit.

26 Shkurt, 2010

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe dukurive tjera devijante ne shoqëri

Në mbledhje e rregullt, të 110-tën me radhë, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin për mbështetjen e forcimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka aprovuar Raportin e Punës së Qeverisë për vitin 2009 dhe ka miratuar vendimin për riorganizimin e Hekurudhave të

26 Shkurt, 2010

Lexo më shumë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka emëruar koordinatorin për zbatimin e Strategjisë Gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës

Në kuadër të veprimeve konkrete të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit, sot kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka emëruar z.Ylber Hysa, Koordinator të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Strategjisë Gjithëpërfshirëse për

24 Shkurt, 2010

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka qëndruar sot në Komunën e Klinës dhe të Istogut

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Manaj i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq dhe këshilltari i kryeministrit për komunitete , Sergjan Sentiq, ka qëndruar sot në Komunën e Klinës dhe më pas në atë të Istogut ku është njoftuar me gjendjen e kthimit të të zhvendosurve dhe lidhur me

24 Shkurt, 2010

Lexo më shumë

U mbajt takimi i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit

Sot është mbajtur takimi i 15-të i radhës i Bordit Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i bashkë-udhëhequr nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Shefi i Misionit të EULEX-it,Yves de Kermabon

24 Shkurt, 2010

Lexo më shumë

Pensionet e kategorive të dala nga lufta, nga 1 janari 2010 janë ngritur afër qind për qind- ka thënë Faik Fazliu, udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit

Në një konferencë shtypi, udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, këshilltari politik i kryeministrit, z.Faik Fazliu, njoftoi për përkujdesjen institucionale të invalidëve dhe veteranëve të Luftës së UÇK-së, në bazë të një vendimi të Qeverisë dhe Kryeministrit Thaçi.

23 Shkurt, 2010

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjeve që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik, që ndodhi sot në Vjenë

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:Të nderuara familje,me dhembje të madhe morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në Vjenë të Austrisë, ku humbën jetën familjarët dhe më të dashurit tuaj.Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

22 Shkurt, 2010

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri Kuçi priti z. Bjorn Von Sydow, kryesues i Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kosova është e gatshme që t’i respektojë të gjitha konventat që kanë të bëjnë me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe standardet tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, të komuniteteve, demokracinë, rendit dhe ligjit, si dhe zhvillimet tjera që kërkohen në Këshillin e Evropës. Besoj se gatishmëria e

22 Shkurt, 2010

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi ka vizituar kompleksin e varrezave serbe në Gjilan

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rashqiq ka qëndruar sot në Komunën e Gjilanit dhe ka vizituar kompleksin e varrezave serbe, pas aktit vandal të përdhosjes së varrit të qytetares së ndjerë serbe, Zhivka Jovanoviq.

21 Shkurt, 2010

Lexo më shumë

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim të madh mori lajmin për aktin e shëmtuar dhe qyqar të dëmtimit të varrit të qytetares së ndjerë kosovare, me përkatësi etnike serbe, Zhivka Jovanoviq, në varrezat e qytetit të Gjilanit. Qeveria e dënon fuqishëm këtë akt të rëndë dhe e cilëson atë si akt vandal dhe kriminal që e dëmton

19 Shkurt, 2010

Lexo më shumë