Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Hashim Kiliq. Në takim, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është biseduar për bashkëpunimin në mes të gjykatave kushtetuese të Kosovës dhe Turqisë.