21.04.2009

Kryeministri Thaçi: Po ndërtojmë shtetin e ri modern, një vend sa më të bukur, sa më të pastër, për një shëndet shumë më të mirë për neve, familjet tona dhe fëmijët tanë

Po fillojmë këtu në Qendrën e Studentëve, sepse është qendra, apo njerëzit e shpresës dhe e së ardhmes së Kosovës. Do të vazhdojmë anekënd Kosovës, në çdo lokalitet, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, duke mbjellë simbolikisht fidanët e para. Është përgjegjësi e institucioneve edhe qendrore edhe lokale që të investojnë edhe më tepër në krijimin e ambienteve sa më të pastra dhe të shëndetshme të qytetarëve tanë, ka shtuar kryeministri Thaçi.

Prishtinë, 21 prill 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot solemnisht në Qytetin e Studentëve në Prishtinë ka promovuar fillimin e aksionit për mbjelljen e 2 milion fidanëve. Në ambientet e Qendrës, kryeministri Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministrat Enver Hoxhaj dhe Idriz Vehapi simbolikisht ka mbjellë fidanët e para.

Në një fjalë rasti kryeministri Thaçi para studentëve dhe profesorëve të UP-së ka thënë se një prej pesë pikave strategjike të prioriteteve për vitin 2009, për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe mua personalisht, ka qenë edhe krijimi i një ambienti sa më të pastër në Kosovë.

“Ne po ndërtojmë shtetin e ri, një shtet modern, por duhet ta ndërtojmë edhe një vend sa më të bukur që kemi mundësi, sa më të pastër, për një shëndet shumë më të mirë për neve, familjet tona, fëmijët tanë”theksoi z. Thaçi , duke shtuar se ky është fillimi i aksionit, një qytetar, një fidan.

Më tutje kryeministri Thaçi ka pohuar se sivjet nën patronatin e tij planifikohet që të mbillen  rreth dy milionë fidanë anekënd Kosovës.

“Po fillojmë këtu në qendër të studentëve, sepse është qendra, apo njerëzit e shpresës dhe e së ardhmes së Kosovës. Do të vazhdojmë anekënd Kosovës, në çdo lokalitet”, ka thënë z. Thaçi, duke shtuar se është përgjegjësi e institucioneve edhe qendrore edhe lokale që të investojnë edhe më tepër në krijimin e ambienteve sa më të pastra dhe të shëndetshme të qytetarëve tanë.

Kryeministri Thaçi me këtë rast ka ftuar qytetarët  që të jenë pjesë e kësaj pune të përbashkët për të ndryshuar ambientin për të mirë dhe sipas standardeve evropian