22.04.2009

Kryeministri Thaçi: Një nga pesë pikat strategjike të qeverisë, ambienti më i mirë, më i të pastër, me standarde perëndimore

Do të vazhdojmë të investojmë si Qeveri e Republikës së Kosovës edhe me autoritetet komunale, si ndihmuese në kuptimin logjistik. Kjo është në të mirën e gjithë njerëzve të Kosovës, kjo është një standard perëndimor, është dhe një nga pesë pikat strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të kemi një ambient më të mirë, më të pastër me standarde perëndimore” – potencoi kryeministri Hashim Thaçi sot në Parkun e Kryeqytetit të Kosovës, ku mbolli fidanë, në vazhdën e aksionit “Një qytetar, Një fidan”.


Prishtinë, 22 prill 2009

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi dhe zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Emin Krasniqi, në vazhdën e aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, ka mbjellë fidane në Parkun e Kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë.

 

“Në shtetin tonë të ri, në shtetin tonë modern, duhet të kemi edhe më tepër gjelbërim, ambient edhe më të pastër, për një jetë dhe më të shëndetshme të qytetarëve tanë, të familjeve, të fëmijëve tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë” theksoi kryeministri Thaçi, dhe ka shtuar se pikërisht për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka filluar, aksionin, “Një qytetar, Një fidan”.

 

“Ky aksion do të zgjerohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, do të kemi gjatë këtij viti të mbjell rreth dy milionë fidanë. Do të vazhdojmë çdo vit, në mënyrë që të bëjmë vendin tonë edhe më të gjelbëruar” – u shpreh kryeministri Thaçi.

 

“Do të vazhdojmë të investojmë si Qeveri e Republikës së Kosovës edhe me autoritetet komunale, si ndihmuese në kuptimin logjistik. Kjo është në të mirën e gjithë njerëzve të Kosovës, kjo është një standard perëndimor, është dhe një nga pesë pikat strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të kemi një ambient më të mirë, më të pastër me standarde perëndimore” – potencoi me këtë rast kryeministri Thaçi.