22.04.2009

Kryeministri Thaçi: Kosova, vend i pasur me vlera dhe produkete turistike

Hapja e Panairit të Turizmit është thirrje për t’i parë dhe njohur më mirë produktet turistike të Kosovës, trashëgiminë e pasur kulturore dhe traditën e të gjitha periudhave historike.Ky panair do të shpalos para publikut vendor, por mbi të gjitha para atij ndërkombëtar, pasurinë e vendit tonë, që çdo ditë e më shumë po bëhet vend i zhvilluar, demokratik, i sigurt dhe i lakmuar për të jetuar në të, të lirë dhe krenarë, – theksoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në hapjen e Panairit të Parë të Turizmit në Kosovë, me rastin e Ditës së Tokës.

Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në hapjen e Panairit të Parë të Turizmit në Kosovë, me rastin e Ditës së Tokës.

 

Prishtinë, 22 prill 2009

 

Zonja dhe zotërinj,

Organizimi dhe hapja e Panairit të Turizmit është ngjarje me vlerë të dyfishtë: si hap i afirmimit të pasurisë sonë turistike dhe si shënim i Ditës Ndërkombëtare të Planetit.

Turizmi, si fushë e rëndësishme e ekonomisë sonë, mbështetet në vlerat e ambientit dhe njëkohësisht luan rol në mbrojtjen dhe afirmimni e atyre vlerave.

 

Kosova është vend i pasur me vlera dhe produkete turistike.

 

Prandaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës përshëndes nismën e USAID-it dhe Asociacionit Kosovar të Turizmit për organizimin e këtij panairi.

Qeveria e Kosovës do ta ketë në fokus rritjen e interesimit për produktet e turizmit si formë e rritjes së aftësisë konkurruese të biznesit kosovar dhe mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.

 

Motoja e këtij panairi  “Qëndro për uikend –Përjetoni Kosovën” është thirrje për bizneset ndërkombëtare dhe vendore për qytetarët tanë dhe ata të jashtëm  –  për t’i njohur vlerat e Kosovës, pasurinë e saj natyrore, grykat e bukura, malet e larta, natyrën e saj të pastër, lumenjtë liqenet dhe fshatrat ekologjike.

 

Hapja e Panairit të Turizmit është thirrje për t’i parë dhe njohur më mirë produktet turistike të Kosovës, trashëgiminë e pasur kulturore dhe traditën e të gjitha periudhave historike.

 

Ky panair do të shpalos para publikut vendor, por mbi të gjitha para atij ndërkombëtar, pasurinë e vendit tonë, që çdo ditë e më shumë po bëhet  vend i zhvilluar, demokratik, i sigurt dhe i lakmuar për të jetuar në të, të lirë dhe krenarë.

 

Urime!