Kryeministri Kurti takon drejtorin ekzekutiv të Institutit për Rrjetëzim, Kingsley Aikins, diskutojnë për rolin dhe rëndësinë e diasporës


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 9 tetor 2021

Gjatë ditës së shtunë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me anëtarë të kabinetit të tij dhe kabinetit qeverisës ka zhvilluar takime me themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të Institutit për Rrjetëzim (The Networking Institute) me bazë në Dublin të Irlandës, Kingsley Aikins, dhe këshilltarin në këtë institut që ka doktoraturë në Strategjitë e Diasporës, Martin Russels.

Takimet patën në qendër të diskutimeve në njërën anë rolin aktual dhe rëndësinë e diasporës për vendin tonë dhe në anën tjetër planet dhe angazhimet e qeverisë për integrimin e mëtejmë të diasporës në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Më konktretisht, përfshirjen sistematike të diasporës në fushën e arsimit, kulturës, trashëgimisë kulturore, ambientit e turizmit përmes programe specifike që mundësojnë tranferimin e dijes dhe talentit nga jashtë, përgatitjes së ekosistemit për investitorë dhe bashkëpunimin me sektorin privat.

Kryeministri Kurti tha se diaspora ka rol jetik për ekonominë tonë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kjo dëshmohet vit për vit, sfidë pas sfide. Më së miri kjo u dëshmua gjatë këtij viti kur remitancat e tyre deri tani kanë arritur shifrën rekord prej mbi 750 milionë euro. Ai u shpreh se tani është koha që ndikimi dhe përfshirja e diasporës në Republikën tonë të shkojë përtej remitancave. Ajo duhet të jetë hisedare e drejtpërdrejtë në hartimin dhe zhvillimin e politikat që e bëjnë atë pjesë integrale të zhvillimi të vendit. Në këtë drejtim synim nuk duhet të shihet si një politikë që implementohet vetem nga një ministri, por si një politikë horizontale për të gjithë qeverinë.

Në anën tjetër, z. Aikins and z. Russels ndanë këndvështrimet e tyre duke i bazuar ato në praktikat e Republikës së Irlandës dhe diasporës irlandeze.

Përpos kryeminsitrit Kurti, në takime ishin të pranishëm dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, shefi i kabinetit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sharr Jakupi dhe këshilltarja politike e Kryeministrit, Fëllanza Podrimja.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors