Kryeministri Kurti takoi themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik të Delfit, Symeon Tsomokos


Image


Image

Bled, 1 shtator 2021

Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, Kryeministri i Republikës së Kosovës zhvilloi takim me themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik të Delfit, z. Symeon Tsomokos.
Zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me kryetarin Tsomokos, kryeministri Kurti diskutoi për potencialin ekonomik të vendit, të bazuar në gatishmërinë e Qeverisë për të ofruar një ambient të favorshëm për investime të huaja direkte dhe kapitalin njerëzor që ka tek popullata e re e Kosovës. Ata po ashtu folën edhe për nevojën për rritje të qëndrueshme ekonomike në rajon.

Muajt në vijim, Kosova do të jetë nikoqire e një konference ekonomike pikërisht në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit. Kjo do të jetë mundësi e mirë që Kosova të prezentojë​ potencialin e saj ekonomik përballë mundësive për investime nga jashtë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors