17.04.2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon besimtarët ortodoksë të Kosovës për Festën e Pashkëve

Në telegramin e urimit thuhet:

Të nderuar qytetarë të besimit ortodoksë,

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’u përgëzoj për Festën e Pashkëve Ortodokse, duke uruar paqe, lumturi dhe kremte të mbarë gjatë këtyre ditëve.

Prishtinë, 17 prill 2009

Festa e Pashkëve sivjet festohet në vitin e dytë të Kosovës së pavarur sovrane dhe demokratike, në shtetin e qytetarëve të saj që pa dallim etnie, kulture dhe feje janë shembull i shkëlqyeshëm i jetesës së përbashkët, harmonisë dhe paqes.

Festa e Pashkëve simbolizon idenë e Ringalljes së vlerave shpirtërore dhe filozofike, besimin në të mirën e jetës, kulturës dhe idealeve të njerëzimit.

Qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të kremtojnë festat e tyre në paqe e tolerancë, në solidaritet dhe mirëkuptim duke shikuar vetëm nga ardhmëria e sigurt euroatlantike.

Duke besuar se në familjet tuaja do të mbretërojë lumturia, mirëqenia dhe paqja, edhe njëherë ju shpreh urimet më të sinqerta për Festën e Ditëve të Pashkëve.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisës së Kosovës