04.02.2008

Kryeministri Hashim Thaçi gjatë ditës ka takuar disa nga shefat e zyrave diplomatike në Prishtinë

Kryeministri Hashim Thaçi priti në takim shefet e zyrave ndërlidhëse të shteteve skandinave. Në takim ishin znj.Ann Sofie Nilsson, shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Suedisë, znj.Margriet Strujif, shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Norvegjisë dhe znj.Kristiina Haikio, shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Finlandës.

Prishtinë, 4 shkurt 2008

Kryeministri ka falënderuar për angazhimin e vendeve skandinave në mbështetje të proceseve zhvillimore të Kosovës. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të vazhdojë me bashkëpunimin e mirë me të gjitha shtetet që kanë mbështetur rindërtimin e Kosovës dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe ekonomike të saj.

Shefet e zyrave ndërlidhëse të shteteve skandinave kanë përgëzuar kryeministrin për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me Qeverinë e Kosovës.

Po sot, kryeministri Thaçi ka zhvilluar takime të ndara me z.Gernot Pfandler, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Austrisë dhe z.Wang Wengang, shef i Zyrës Ndërlidhëse Kineze në Prishtinë. Me këtë rast, kryeministri ka pranuar urimet për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës.