Njoftim për media – Takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve – me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve

20/11/2022 08:00 - 18:00

20 nëntor 2022, e diel 10:00 -11:45, salla P38 kati 0, Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë

I/e nderuar,

E shënuar çdo vit më 20 nëntor, në përvjetorin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Dita Botërore për të Drejtat e Fëmijëve është një ditë globale e aktivizmit me dhe për fëmijët, duke sjellë në qendër të vëmendjes çështjet kritike që prekin jetën e fëmijëve.

Për të demonstruar përkushtimin e vendimmarrësve për të dëgjuar fëmijët dhe për të monitoruar progresin drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve në Republikën e Kosovës, Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve do të mblidhet me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve 2022. Ky komitet siguron këshillimin dhe bashkërendimin e politikave shtetërore për garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve në të gjitha fushat, sidomos në ato të arsimit, drejtësisë, shërbimeve sociale, shëndetësisë dhe kulturës.

Takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve do të mbahet ditën e diel, më datë 20 nëntor 2022, duke filluar nga ora 10:00–11:45, në sallën P38, kati 0, Ndërtesa e Qeverisë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors