Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizohet Akademi Jubilare, në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Halil Alidema, ish-i burgosur politik, kryetar i UNIKOMB-it dhe njërit ndër themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Akademia organizohet për të nderuar jetën, veprën dhe kontributin e çmuar në përpjekjet për liri, pavarësi dhe shtetndërtim të Kosovës, të Halil Alidemës.
VENDI: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, amfiteatri i Bibliotekës Universitare
KOHA: 18:00