Me datë 1 janar 2024, Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së.
Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.
Data: 1 janar 2024
Vendi: Aeroporti “Adem Jashari” (Terminali kryesor)
Koha: 10:00 (konferenca do të mbahet në orën 10:30)