Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský.
Pas takimit, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri i Jashtëm Lipavský, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 11:00
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, si dhe në fillim të takimit.