Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në hapjen e Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, që organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
VENDI: Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë
KOHA: 09:30
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në publikimin e librit në gjuhën shqipe “ Ekonomiksi Gjinor” të autores Joyce P. Jacobsen, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
VENDI: Fakulteti Ekonomik, Amfiteatri i madh
KOHA: 11:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 15:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin zyrtar të Sistemit për Hartimin e Legjislacionit (LDS), organizuar nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit.
VENDI: Ndërtesën e Qeverisë, Salla P38
KOHA: 15:30