Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 7.10.2022

07/10/2022 08:00 – 18:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Vendi: Hotel Sirius, Prishtinë
Koha: 10:00

Në këtë konferencë, kryeministri Kurti do të mbajë fjalë rasti në ora 10:45.