Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani presin në takim Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi për të diskutuar në lidhje me shprehjen e interesimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Pas takimit, Kryeministri Kurti, zëvendësministrja Osmani dhe presidenti i KOK, Krasniqi do të deklarohen për media.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 15:00
Deklarimi për media pritet të mbahet rreth orës 15:30, në Press Qendër.