Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në homazhin përkujtimor dhe ndërgjegjësues, në nderim të kujtimit të të mbijetuarave/ëve me rastin e 19 Qershorit –Ditës Ndërkombëtare të të Mbijetuarave/ëve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës, ngjarje kjo e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, këtë vit shënon 20-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast ka ndërmarrë një aktivitet simbolik sensibilizues ”Gjelbërimi i Ambientit” me bimë dekoruese në shenjë respekti për humbjen e të mbijetuarave/ëve, në ambientet e parkut “Heroinat”.
VENDI: Parku “Heroinat”
KOHA: 11:00