Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 9:30
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në vendosjen e gur themelit të çerdhes në fshatin Miresh të Komunës së Gjilanit.
VENDI: Fshati Miresh, Gjilan
KOHA: 12:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci viziton një fermer që ka të mbjella 10 hektarë grurë.
VENDI: Shkolla ‘’Nazim Hikmet’’, fshati Miresh
KOHA: 12:30