Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, presin Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.
Së bashku, shpallin ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38
KOHA:15:00 (Mediet të jenë të pranishme në Press Qendër më së largu në orën 14:40)
Ftohen të gjitha mediet e interesuara që ta ndjekin këtë ngjarje që deri nesër, e premte, në ora 11:30 të regjistrohen për këtë ngjarje duke dërguar emrat e ekipeve të tyre në zkp.zkm@rks-gov.net
SQARIM: Vetëm mediet, të cilat iu janë përgjigjur ftesës sonë për regjistrimin, do të mund të kenë qasje në P-38.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Faqen e Qeverisë dhe Kryeministrit në Facebook, si dhe do të incizohet nga ekipi ynë për t’u ndarë me të gjithë pas përfundimit të ngjarjes.