Zyra e Kryeministrit

Zëvendskryeministri Manaj priti një delegacion të Parlamentit Evropian

23 Qershor, 2008

Prishtinë, 23 qershor 2008
 
Një delegacion i Parlamentit Evropian, i përbërë nga anëtarët e Komisionit për kontroll buxhetor i PE-së, është pritur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së  Kosovës, z.Ramë Manaj. Gjatë takimit është biseduar për tema të ndryshme të zhvillimeve aktuale në Kosovë, me theks të veçantë lidhur me efektet fondeve të BE-së të akorduara deri tash në Kosovë, si dhe për pritjet e Qeverisë së Kosovës për organizimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi ,përkatësisht mbështjes financiare nga BE.
 
Zëvendëskryeministri Manaj ka paraqitur një pasqyrë mbi ecuritë aktuale dhe prioritet e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se një nga prioritetet  është pikërisht përshpejtimi i proceseve integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
 
Europarlamentarët kanë shfaqur interesim dhe kanë bërë pyetje lidhur me pozitën dhe garancat kushtetuese për minoritetet, lidhur me strategjinë e Qeverisë së Kosovës për aspektetë caktuara ekonomike, përfshirë edhe energjetikën, pastaj për konferencën e donatorëve, sigurinë ligjore për investime të huaja, etj.
 
Vizita e delegacionit të Parlamentit Evropian në Kosovë dhe ky takim në Qeverinë e Kosovës u vlerësuan nga të dy palët si kontribut dhe si dëshmi e forcimit të bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me institucionet e BE-së.  

Last modified: 23 Qershor, 2008

Comments are closed.

×