Prishtinë, 20 tetor 2011
Zëvendëskryeministrja Tahiri priti shefin e divizionit politik të ministrisë së punëve të Jashtme të Zvicrës, z. Claude Wild, të shoqëruar nga znj. Caroline Tissot, zëvendësshefe e drejtorisë për politikat e paqes dhe demokratizim në Evropë dhe Azi, z. Rephael Nӓgeli, koordinator rajonal për Evropën Juglindore si dhe z. Noberte Retsche, sekretar i parë në ambasadën e Zvicrës në Kosovës.
Tema diskutimi e këtij takimi ishin fuqizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Zvicrës, si dhe situata e përgjithshme politike dhe e sigurisë në vend.
Zëvendëskryeministrja Tahiri i vlerësoi lartë marrëdhëniet e mira në mes të dyja vendeve dhe foli për kontributin që diaspora e Kosovës në Zvicër e ka dhënë në krijimin e një lidhje të veçantë në mes të dy shteteve.
Fokusi i Qeverisë së Kosovës është në reformat gjithëpërfshirëse në fushat e sundimit të ligjit dhe forcimit të sovranitetit. Agjenda jonë është e koncentruar për integrimet euroatlantike dhe po angazhohemi maksimalisht në plotësimin e standardeve të kërkuara nga BE dhe NATO, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri.
Më tutje zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Qeveria është në koordinim të plotë me mekanizmat ndërkombëtare të sigurisë, mbrojtjes dhe sundimit të ligjit për mundësimin e lëvizjes së lirë përmes heqjes së barrikadave dhe vendosjen e sundimit të ligjit në atë pjesë të vendit.
Zëvendëskryeministrja Tahiri veçanërisht theksoi rëndësinë e presionit ndërkombëtarë diplomatik ndaj Serbinë, që kjo e fundit ta ndërpres ndërhyrjen në punët e brendshme të Kosovës dhe zhbërjen e struk paralele në pjesën veriore të Kosovës.
Me qëllim të përmirësimit të fqinjësisë së mirë, Republika e Kosovës ka hyrë në dialog teknik me Serbinë, në mënyrë që tu gjejë zgjidhje problemeve praktike që rëndojnë marrëdhëniet midis dy vendeve. Ajo edhe një herë ritheksoi qëndrimin se shteti i Kosovës në asnjë rast nuk bisedon me Serbinë për çështje të brendshme dhe as për tema politike. Dialogu teknik ka shënuar disa rezultate të rëndësishme mirëpo çështja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura po has në mospërfillje nga pala serbe, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri
Nga ana e tij, Claude Wild, përshëndeti përkushtimin e Qeverisë për reforma strukturore në Kosovë, ai tha se shteti zviceran qëndron përkrah Republikës së Kosovës, në përmbushjen e synimeve për integrime euroatlantike dhe për vënien e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës.
Z. Wild, gjithashtu shtoi se vendi i tij është i gatshëm ta mbështes fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe për këtë janë duke hartuar projekte konkrete. Ai tha se Qeveria Zvicerane e përkrah dialogun teknik si mjet për zgjidhjen e diferencave në mes dy vendeve.