Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, priti Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan

10 Nëntor, 2011

Zëvendëskryeministrja poashtu përmendi edhe reformat që ka bërë Qeveria e Kosovës për sundimin e ligjit dhe mirëqenien për qytetarët, reforma këto të cilat do të kontribuojnë në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Ndërsa u vlerësua gatishmëria e palës kosovare për vazhdimin e dialogut teknik dhe u tha se propagandat e ndryshme për politizimin e dialogut teknik nuk kontribuojnë në të mirë të këtij procesi. Ndërsa tha se angazhimi konstruktiv i Kosovës në dialogun teknik duhet mbështetur për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së.

Ambasadorja turke tha se shteti i saj e përkrah dialogun teknik dhe se sovraniteti i Kosovës është i pa diskutueshëm.

Poashtu ambasadorja tha se Turqia mbështetë Kosovën dhe perspektiven e  saj euroatlantike.

Last modified: 10 Nëntor, 2011

Comments are closed.