Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka pritur znj. Anne Mesakenen, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë

10 Nëntor, 2011

Prishtinë,10 nëntor 2011

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka pritur znj. Anne Mesakenen, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Finlandës në të gjitha fushat si interes i përbashkët në mes të dyja vendeve.

Zëvendëskryeministrja Tahiri pasi ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Finlandës ka theksuar se është në interes të të dyja vendeve dhe të rajonit thellimi i këtij bashkëpunimi me qëllim afrimin e Kosovës sa më afër Bashkimit Evropian duke implementuar standardet evropiane të cilat do të ndikojnë direkt edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Po ashtu u fol edhe për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike dhe se u konsiderua se bashkëpunimi rajonal është një mundësi e mirë që rajoni të ec drejt Evropës.

Ndërkaq sa i përket dialogut teknik znj. Tahiri tha se  Kosova është duke u angazhuar në mënyrë konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve evropiane për çështjet teknike të cilat do të ndikojnë shumë në lëvizjen e lirë.  Në këtë kuadër, zëvendëskryeministrja Tahiri, kërkoi mbështetjen e shtetit finlandez si vend anëtar në BE-së, në vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së. Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se  avancimi drejtë BE-së, duhet  vlerësohen në bazë të perfomancave konstruktive që tregojnë palët në dialogun teknik.

Më pas znj. Anne Meskanen ka vlerësuar angazhimet konstruktive të Kosovës në dialogun teknik, sipas saj Finlanda mbështet rrugën  e Kosovës dhe Ballkanit drejt integrimeve evropiane. 

Last modified: 10 Nëntor, 2011

Comments are closed.