Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka pritur sot autorin e projektit “Kosova nga qielli”


Image


Prishtinë, 12 prill 2013

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka pritur sot parashutistin dhe fotografin e mirënjohur nga Shqipëria z. Alket Islami, i cili i prezantoi zëvendëskryeministres Tahiri projektin ‘’Kosova nga qielli ‘’ të cilin është duke e realizuar qe disa vite në Kosovë. Ky projekt përfshinë imazhe të bukurive natyrore dhe vlerave historike të Kosovës të fotografuara nga qielli.

Zëvendëskryeministrja Tahiri e përgëzoi z. Islami për punën e tij në projektet e mëhershme si ‘’Shqipëria nga qielli‘’duke i dëshiruar shumë suksese në projektin që po realizohet në Kosovë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri  tha se e ka përcjellë me vëmendje  veprimtarinë  z. Islami, e cila është realizuar në mënyrë të veçantë dhe profesionale duke e quajtur atë “Nadari shqiptar”.

“Z. Islami po jep një kontribut të madh duke prezantuar botërisht bukuritë  e  rralla të panjohura të trojeve shqiptare dhe me këtë rast po kontribuon në zhvillimin turistik të Shqipërisë dhe Kosovës”, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri.

Nga ana e tij, z. Islami falënderoi zëvendëskryeministren Tahiri për mbështetjen dhe premtoi se në të ardhmen do të vazhdoj të realizojë këso projektesh të rëndësishme për trojet shqiptare.