Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, dhe po ashtu u vlerësuan raportet e shkëlqyera Kosovë – Shqipëri. Në takim u tha se të dy shtete kanë mundësi shumë të mira të bashkëveprojnë në rrugën e integrimeve evropiane.
Me këtë rast, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Kosova është duke punuar maksimalisht në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Ndërkaq u vlerësua lartë gatishmëria e Kosovës për dialogun teknik si një vlerë që kontribuon në rrugën evropiane. Znj. Tahiri tha se edhe Bashkimi Evropian ka konstatuar se Kosova po kryen obligimet e saj që dalin nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, andaj kërkon edhe marrjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-n. Ndërkaq, u vlerësua se data 20 nëntor është koha e fundit kur duhet të nis Serbia se zbatuarit marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Ambasadori Lauka tha se Qeveria e Republikës së Shqipërisë e mbështetë plotësisht dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe angazhohet që këto marrëveshje të zbatohen në praktik. Sipas tij bashkëpunim rajonal duhet të kontribuoi në integrimin e Ballkanit në Evropë.
Last modified: 15 Nëntor, 2011