15 nëntor 2011
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka pritur sot në një takim njohës, ambasadoren e re të Zvicrës në Republikën e Kosovës, Krystyna Marty Lang, të shoqëruar nga Norbert Ruetsche sekretar i parë i Ambasadës. Fillimisht znj. Tahiri i uroi ambasadores Krystyna Marty Lang mirëseardhje në Republikën e Kosovës dhe në misionin e saj të ri.
Ndërkaq, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Zvicrës ku u tha se do të vazhdoi thellimi i mëtejmë i marrëdhënieve.
Zëvendëskryeministrja Tahiri, çmoi lartë shtetin Zvicrës për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha proceset zhvillimore në periudha të rëndësishme.
Po ashtu u vlerësuar lartë diaspora kosovare në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës, dhe u tha se diaspora po jep kontribut të lartë në jetën kulturore dhe sportive të Zvicrës.
Ndërkaq sa i përket dialogut teknik znj. Tahiri tha se Kosova është duke u angazhuar në mënyrë konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve evropiane për çështjet teknike të cilat do të ndikojnë në kualitetin e jetës se qytetarëve. Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se edhe avancimi drejtë BE-së, i shteteve duhet vlerësohen në bazë të perfomancave konstruktive që tregojnë palët në dialogun teknik. Në këtë kuadër, zëvendëskryeministrja Tahiri, kërkoi mbështetje në vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së.
Ndërkaq, ambasadorja zvicerane konfirmoi edhe një herë mbështetjen e pa rezervë të Zvicrës që sipas saj do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës.
Last modified: 15 Nëntor, 2011