Zëvendëskryeministri Kujtim Shala u nderua me mirënjohje


Image

Prishtinë, 10 korrik 2015

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh kryetar i Komitetit Drejtues për Komunitete, sot u nderua nga Komuniteti Egjiptian i Kosovës me mirënjohje për kontributin e dhënë në integrimin dhe zhvillimin e komunitetit egjiptian në Kosovë në nivel shtetëror.

Këtë mirënjohje, zëvendëskryeministrit Shala ia dorëzoi Veton Berisha, deputet nga radhët e këtij komuniteti. Deputeti Berisha e falënderoi zëvendëskryeministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep këtij komuniteti në procesin e integrimit në shoqërinë kosovare. Ai po ashtu çmoi lart përkushtimin dhe mbështetjen e zëvendëskryeministrit për këtë komunitet, duke theksuar njëherësh pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Shala në Javën Egjiptiane.

Zëvendëskryeministri Shala i falënderoi përfaqësuesit e Komunitetit Egjiptian për mirënjohjen, dhe theksoi se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuara për të ndihmuar komunitetet në përgjithësi në integrimin sa më të gjithanshëm në institucionet e Kosovës. Ai po ashtu shprehu interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në kultivimin e dialogut dhe diversitetit kulturor, si vlera të shoqërisë kosovare.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors