Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Kuçi u takua me me raportuesin special të Këshillit të Evropës për Kosovën në Këshillin e Europës, Bjorn Von Sydov

24 Tetor, 2009

Prishtinë, 24 tetor 2009

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, gjatë vizitës zyrtare në Suedi është takuar me raportuesin special të Këshillit të Evropës për Kosovën në Këshillin e Europës, Bjorn Von Sydov, njëherësh ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e kaluar të Suedisë. 

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi e njoftoi z.Sydov për të arriturat e Qeverisë së Kosovës, në veqanti për procesin e zgjedhjeve, duke u shprehur se procesi në fjalë është duke shkuar jashtëzakonisht mirë.

Z.Kuçi tha se janë krijuar kushte të volitshme për kthimin e serbëve në Kosovë dhe është bërë progress në respektimin e lirive të njeriut dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. 

Nga ana e tij, z.Bjorn Von Sydov shprehu ineteresimin për zhvillimet demokratike në Kosovë dhe në veqanti përshëndeti iniciativën e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për ndërtimin e shtëpive të minoritarëve serbë, të cilët kanë vendosur të kthehn në Kosovë.  

Z.Sydov premtoi se shumë  shpejt do ta vizitojë Kosovën, për t’i parë nga afër zhvillimet e reja në rajon.

Last modified: 24 Tetor, 2009

Comments are closed.