Prishtinë, 6 korrik 2009
Po e japim të plotë deklarimin e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi
Është një vendim i drejtë i Komisionit Evropian që e ka ndarë edhe në kuptimin politik dhe në kuptimin juridik që qytetarët kosovar mos të identifikohen me Serbinë. Natyrisht që ne presim që KE e parasheh qartë edhe në studimin e fizibilitetit dhe liberalizimin e vizave për Kosovën .
Kjo tregon tani më se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe se qytetaret e Kosovës janë shtetas të Kosovës. Ajo që duhet të them është se me siguri se Serbia do të përkrah tendencat për shkelje dhe keqpërdorime. Unë jam i bindur se qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata serbë, do të orientohen drejt identitetit kosovar.
Ne jemi me kontakte me Komisionin Evropian. Jemi duke përgatitur bashkërisht raporte mbi progresin dhe studimin e fizibilitetit, që do të publikohen në nëntor të këtij viti, ku do të paraqitet qartë rruga e liberalizimit e vizave për Kosovën.