Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim përfaqësues nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

23 Janar, 2023

 

Prishtinë, 23 janar 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar.

Anëtarët e Forumit shprehën kërkesat e tyre përkitazi me nevojat e personave me aftësi të kufizuara, ndër të cilat ishte edhe aprovimi sa më i shpejtë i projektligjit gjithëpërfshirës për këtë komunitet.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë që të adresohen kërkesat e këtij komuniteti. Ky vullnet politik ekziston edhe në nivelin e Qeverisë, nga e cila viti 2022 u shpall vit i personave me aftësi së kufizuar. Sigurisht që puna nuk është përmbyllur me vitin 2022, Qeveria Kurti vazhdimisht synon që të sjellë përmirësime hap pas hapi duke i trajtuar problemet në mënyrë sistematike dhe duke shkuar drejt zgjidhjeve afatgjate. Për këtë, zëvendëskryeministri Bislimi ofroi kontributin edhe të stafit të cilin e ka në dispozicion që të komplementojë punën e institucioneve duke ndihmuar në avancimin e këtij procesi.

Last modified: 25 Janar, 2023

Comments are closed.

×