Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

28 Shkurt, 2024

Prishtinë, 28 shkurt 2024

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Republika e Kosovës e çmon dhe vlerëson lart partneritetin, bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Gjermaninë.

Palët diskutuan mbi situatën në vend dhe rajon dhe zhvillimet e fundit politike. Një prej temave të adresuara ishte edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ato vijojnë të jenë të padrejta dhe se duhet të hiqen sa më parë.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sarrazin për përkushtimin, angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv dhe për këtë vizitë të radhës në vendin tonë.

Last modified: 28 Shkurt, 2024

Comments are closed.

×