Zyra e Kryeministrit

Vendoset gurthemeli i Sallës së Edukatës Fizike në shkollën “Ali Ajeti” në Podujevë

29 Nëntor, 2024

 

Podujevë, 29 nëntor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e Sallës së Edukatës Fizike në Shkollën “Ali Ajeti”, në Sveçël të Komunës së Podujevës.

Ky projekt është bashkëfinancim i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal dhe Komunës së Podujevës. Në hapësirën prej gjithsej 719 m2, përfshihen fusha sportive e cila ka 578 m2 si dhe ambiente përcjellëse me 141 m2. Vlera e përgjithshme e projektit është 373,787 euro – prej të cilave 273 mijë euro investim i komunës, ndërkaq 100 mijë investim nga ana e MAPL-së.

Me këtë rast, kryeministri Kurti vizitoi edhe çerdhen e rinovuar e cila gjendet në oborrin e shkollës “Ali Ajeti”, e që dikur ishte objekti i shkollës së vjetër ku kishte ndjekur mësimet vetë heroi Ali Ajeti.

Last modified: 29 Nëntor, 2024

Comments are closed.