Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar shtatë projektligje


Image

Prishtinë, 29 qershor 2011

Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi ka zhvilluar mbledhjen e vetë të rregullt në të cilën ka aprovuar shtatë projektligjeve dhe vendime tjera nga fusha e vetë e përgjegjësisë kushtetuese dhe ligjore.

Në fillim të mbledhjes, me kërkesë të kryeministrit Hashim Thaçi, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar ka njohur kabinetin qeveritar me publikimin e të dhënave preliminare të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë. Ministri Jagxhilar ka thënë se regjistrimi është përfunduar me sukses dhe ka indikacione që faktorët relevantë ndërkombëtarë si dhe EUROSTATI do ta vlerësojnë pozitivisht këtë proces. Sipas të dhënave preliminare, Kosova ka 1 733 872 banorë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë tri komunat veriore të Kosovës. Sipas Ministrit Jagxhillar, të dhënat përfundimtare të regjistrimit do të përpunohen dhe publikohen deri në fund të viti të ardhshëm.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar këto projektligje:

1) Projektligji për Prokurim Publik

2) Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave

3) Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për përfitimet e Zyrtarëve të   Lartë

4) Projektligjin për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit

5) Projektligjin për Prodhimin, Grumbullimin, Përpunimin dhe Tregtimin e Duhanit

6) Projektligjin për Transmetuesin Publik të Kosovës

7) Projektligji për Rregullimin e Tokës.

Qeveria ka miratuar edhe Strategjinë për Konsolidimin e Tokës 2010-2020 si dhe ka miratuar vendimin për përbërjen e Bordit e Pavarur për Rishqyrtim të Ankesave.
 
Në mbledhje është aprovuar edhe Dokumenti Strategjik për Konservimin e Integruar në Kosovë, i cili do të jetë në funksion të ruajtjes së peizazhit dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka rekomanduar që procedurat e pajisjes së qytetarëve tanë me dokumente personale të thjeshtësohet dhe të jetë më e pranueshme për qytetarët tanë, që punojnë dhe jetojnë në vendet të ndryshme evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors