Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj antenës së njërit prej operatorëve të licencuar të telefonisë mobile, që ndodhi në fshatin Rudar i Vogël, të Zveçanit

24 Prill, 2010

Prishtinë, 24 prill 2010

Qeveria rithekson përkushtimet e saj të gjithanshme për vendosjen e ligjshmërisë në tregun e telekomunikimeve në Republikës së Kosovës.

Veprimet e dhunshme ndaj operatorëve të autorizuar dhe të licencuar të telefonisë mobile, nga kushdo që bëhen ato, janë veprime kriminale, që cenojnë rendin dhe ligjin dhe si të tilla janë të dënueshme.

Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që akterët e këtij sulmi të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Last modified: 24 Prill, 2010

Comments are closed.