Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër incidentin që ndodhi sot në pjesën veriore të Mitrovicës


Image

Prishtinë, 9 nëntor 2011

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër incidentin që ndodhi sot në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht tek Kroi i Vitakut, me ç’rast në rrethana deri më tani të pasqaruara u plagosën tre qytetarë të Republikës së Kosovës.

Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors