Zyra e Kryeministrit

Njoftim – Zyra për Çështje të Komuniteteve

3 Shkurt, 2023

Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit ka identifikuar pikat kyçe të Programit për vitin 2023, i cili përfshin grantet për media për komunitetet joshumicë, si dhe për OJQ-të, për aktivitetet kulturore, duke përfshirë shënimin e ditëve memoriale dhe të veçanta, si dhe për aktivitetet që kontribuojnë në punësimin e komuniteteve. Gjithashtu, do të ketë një fond të vogël për aplikime nga persona fizikë nga komunitetet. Gjithashtu planifikohen tryeza të rrumbullakëta me Kryeministrin për çdo komunitet.

Siç është bërë vitin e kaluar, shumat do të jenë të identifikuara për çdo komunitet brenda çdo thirrje. Pas feedback nga komunitetet dhe konsultimit me Zyrën Ligjore, si dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, kemi siguruar një mënyrë, që kriteret që do të zbatohen nga komisionet vlerësuese, duhet të kenë parasysh, që OJQ-të ose mediat të dëshmojnë, që janë me bazë në komunitet ose kanë përvojë të fortë në zbatimin e projekteve me një komunitet të caktuar.

Para se të kalojë Programi tek mbledhja e Qeverisë për miratim, dëshirojmë të konsultohemi me anëtarët e komuniteteve. Kjo do të bëhet përmes një takimi fizik në Ndërtesën e Qeverisë, salla P-38.

Takimi do të mbahet të mërkurën, me datë 08 shkurt 2023, në ora 15:00.

Ju lutem konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj në këtë takim!

Me respekt,
ZÇK

 

Last modified: 3 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×