Zyra e Kryeministrit

Njoftim – ZÇK

26 Janar, 2023

Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit ka identifikuar pikat kyçe të Programit për vitin 2023, i cili përfshin grantet për media për komunitetet joshumice, si dhe për OJQ-të, për aktivitetet kulturore, duke përfshirë shënimin e ditëve memoriale dhe të veçanta, si dhe për aktivitetet që kontribuojnë në punësimin e komuniteteve. Gjithashtu, do të ketë një fond të vogël për aplikime nga persona fizikë nga komunitetet. Gjithashtu planifikohen tryeza të rrumbullakëta me Kryeministrin për çdo komunitet.

Siç është bërë vitin e kaluar, shumat do të jenë të identifikuara për çdo komunitet brenda çdo thirrje. Pas feedback nga komunitetet dhe konsultimin me Zyrën Ligjore, si dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, kemi siguruar një mënyrë, që kriteret që do të zbatohen nga komisionet vlerësuese, duhet të kenë parasysh, që OJQ-të ose mediat të dëshmojnë, që janë me baze në komunitet ose kane përvojë të fortë në zbatimin e projekteve me një komunitet të caktuar.

Para se të kalojë Programi tek mbledhja e qeverisë për miratim, dëshirojmë të konsultohemi me anëtarët e komuniteteve. Kjo do të bëhet përmes një takimi në Zoom dhe një takimi fizik ne Ndërtesën e Qeverisë.

Takimi në Zoom do të mbahet të hënën, me datë 30 janar 2023, në ora 14:00.

Për të marrë pjesë, regjistroni në linkun më poshtë dhe pastaj do ta marrësh me email linkun për tu kyçur.

https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZYld-mrrD8iG9V69GJK6MHcqLb8Li_rtiOn 

Do të jetë kënaqësi të flasim me ju në Zoom më 30 janar 2023.

Last modified: 26 Janar, 2023

Comments are closed.

×