Zyra e Kryeministrit

NJOFTIM PËR MEDIA

11 Gusht, 2023

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti viziton sot këto dy komuna të Maqedonisë së Veriut me ç’rast në Shkup, përkatësisht në Komunën e Çairit, do të marrë pjesë në ceremoninë e ri-emërtimit të rrugës me emrin e veprimtarit Adem Demaçi, kurse në Tetovë në inaugurimin e rrugës që lidh fshatin Sellcë dhe Vicë.

Më poshtë agjenda e plotë e kryeministrit Kurti:

14:30 – Arritja në Shkup, në Komunën e Çairit
14:30 – Ceremonia e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit
15:25 – Nisja për në komunën e Tetovës
16:05 – Arritja në komunën e Tetovës
16:10-16:30 – Takimi me Kryetarin e komunës së Tetovës, Bilal Kasami
16:35– Nisja për në fshatin Vicë
17:05– Përurimi i rrugës që lidh fshatin Sellcë me fshatin Vicë
17:30-17:45 – Deklaratë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami
20:30 – 22:00 – Manifestimi mirëseardhës në sheshin “Iliria”

Last modified: 11 Gusht, 2023

Comments are closed.

×