Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 88-të e Qeverisë

15 Korrik, 2022

Prishtinë, 15 korrik 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën u miratuan dy vendime dhe një nismë.

U miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015.

Në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.

Last modified: 15 Korrik, 2022

Comments are closed.

×