Prishtinë, 11 janar 2025
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 100 mijë euro mbështetje financiare familjes së veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për mbulimin e shpenzimeve për procesin gjyqësor, i cili ka filluar në Gjykatën Penale në Bruksel, në çështjen penale kundër të akuzuarve për vrasjen e aktivistit të njohur të çështjes së Kosovës, Enver Hadri, i vrarë në Belgjikë në vitin 1990.
Last modified: 11 Janar, 2025