Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 229-të e Qeverisë

5 Nëntor, 2024

Prishtinë, 5 nëntor 2024

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:

– Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare:
• Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;
• Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;
• Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;
• Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;
• Renovimi i Galerisë Kombëtare.

– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.

– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.

– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

Last modified: 6 Nëntor, 2024

Comments are closed.