Prishtinë, 15 mars 2023
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:
– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Mallrave dhe në Transportin e Kombinuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.
– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.
– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi
Last modified: 16 Mars, 2023