Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 107-të e Qeverisë

14 Nëntor, 2022

Prishtinë, 14 nëntor 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034 ( nëntëmbëdhjetë milion e njëqind e pesëdhjetë mijë e tridhjetë e katër ) euro.

Këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria  e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Last modified: 14 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×