Prishtinë, 28 tetor 2011
Sot është mbajtur takimi i parë i Komisionit shtetëror për verifikimin e listave të veteranëve të luftës , invalidëve të luftës dhe dëshmorëve të luftës së UÇK-së.
Pjesëmarrës të Komisionit ishin përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të gjitha Zonave të ish UÇK-së, përfaqësuesi i ish Shtabit të TMK-së, përfaqësuesi i Zyra për veteranët e luftës së UÇK-së të Zyrës së Kryeministrit si dhe përfaqësuesit e tri Shoqatave të dala nga lufta, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Organizatave të Veteranëve të luftës së UÇK-së.
Në takimin e sotëm është zgjedhur kryetar i këtij komisioni z. Azem Syla.
Po ashtu Komisionit shtetëror për verifikimin e listave të veteranëve të luftës ka caktuar takimin e radhës , në të cilin do të miratohen kriteret e klasifikimit të këtyre kategorive (dëshmorëve , veteranëve dhe invalidëve) si dhe Rregullorja e punës së Komisionit.
Last modified: 28 Tetor, 2011