Mbahet mbledhja e 71- të e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Projekti i autostradës Vërmicë – Merdarë, do të fillojë sivjet


Image


Image

Prishtinë,  03 korrik 2009

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi tha se gjatë kësaj jave Republika e Kosovës ka bërë një hap mjaft të rëndësishëm për integrimin në mekanizmat ndërkombëtarë, me anëtarësimin e plotë në FMN dhe në BB, i përkrahur nga 129 shtete. Ky anëtarësim i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore e ka fuqizuar konsolidimin e shtetit tonë, i ka hapur perspektivë dhe ka njohur progresin në Kosovë. Po ashtu kryeministri Thaçi ka thënë se presim  që gjatë këtij viti Kosova të jetë pjesë edhe e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH). 

Z. Thaçi ka vlerësuar edhe  nënshkrimin e  marrëveshjes me OPIC si një mundësi shumë të mirë të sjelljes së kompanive dhe investitorëve të fuqishëm amerikanë në Kosovë e gjithashtu edhe për diasporën shqiptaro-amerikane në veçanti.

“Para së gjithash ky anëtarësim dhe kjo perspektivë e sigurt është arritur si rezultat i punës së mirë të bërë në Kosovë, i sundimit të ligjit dhe i një progresi të gjithanshëm që është arritur në vitin e parë të pavarësisë”, pohoi z. Thaçi

Kryeministri Thaçi pohoi se aktualisht jemi në procesin e marrjes së vendimin për fillimin e punimeve për autostradën Vërmicë – Prizren – Prishtinë – Merdare. Ky projekt do të fillojë sivjet. Qeveria i ka mundësitë, i ka potencialet. Janë duke u respektuar të gjitha procedurat me transparencë të plotë dhe me prezencë e mbështetje edhe të Bankës Botërore. Në këtë drejtim, për Qeverinë e Kosovë nuk do të ketë asnjë dilemë.

Qeveria ka mirëpritur rikthimin e policëve të komunitetit serb në Policinë e Kosovës.  Kryeministri Thaçi tha se ky është mesazhi më i mirë se ne po ndërtojmë vend demokratik, me shoqëri shumetnike, me perspektivë të sigurt të vlerave të demokracisë qytetare.

Qeveria sot ka miratuar Raportin e  Vlerësimit të Menaxhimit të Financave Publike, Shpenzimet Publike dhe Llogaridhënia Financiare.

Sipas propozimit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit kabineti qeveritar ka miratuar listën prej 5 anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës  dhe listën prej tre anëtarëve për  Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës.

Po sot qeveria ka miratuar Strategjinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Planit të  Veprimit të punuar nga Ministria e Punëve Brendshme .

Këto dy dokumente strategjike përmbajnë qëllime, objektiva dhe aktivitete të cilat do të adresohen për zbatimin e një politike efektive kundër krimit të organizuar dhe kanë për qëllim zhvillimin dhe implementimin e politikave për të forcuar kapacitetet e institucioneve përgjegjëse në luftë kundër kësaj dukurie kriminale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors