Prishtinë, 29 gusht 2008
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi priti sot sekretarin francez të Mbrojtjes z.Jean-Marie Bockel.
Kryeministri Thaçi falënderoi sekretarin francez të Mbrojtjes për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, me theks të veçantë në periudhën e shtetndërtimit.
Kryeministri Hashim Thaçi i shprehu z. Jean-Marie Bockel falënderimin dhe respektin më të lartë për mbështetjen që qeveria franceze po jep në transformimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës në Forcën e Sigurisë të Kosovës, që do të jetë garancë e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
Në takimin me z. Jean-Marie Bockel, kryeministri Thaçi ishte i shoqëruar nga ministri i Forcës së Sigurisë Fehmi Mujota.
Last modified: 29 Gusht, 2008