4 shkurt 2008
Kryeministri Thaçi është takuar me kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik Shqiptar(BDSH), Bardhyl Mahmuti, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dhe angazhimet e përbashkëta në ndërtimin paqes dhe sigurisë në rajon dhe ecjen e përbashkët drejt integrimeve euroatlantike.
Kryeministri ka përshëndetur angazhimin e spektrit politik shqiptarë në Maqedoni, si dhe rolin konstruktiv që janë duke luajtur në afirmimin e të drejtave kombëtare dhe ndërtimin e të ardhmes evropiane të Maqedonisë.
“Kosova është e përkushtuar që të kultivojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë dhe të gjitha shtetet e rajonit dhe një bashkëpunim të mirë me të gjitha forcat politike shqiptare në Maqedoni.
Bardhyl Mahmuti ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për fitoren në zgjedhjet e nëntorit dhe zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës.
Last modified: 4 Shkurt, 2008