Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Shteti dhe populli i Kosovës shpreh respektin, krenohet me ju, me Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan

1 Nëntor, 2009

Prishtinë, 1 nëntor 2009

Në vazhdim po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Thaçi

I nderuari President Klinton,
I nderuari President Sejdiu,
I nderuari Kryeparlamentar Krasniqi,
I Nderuari ambasador Dell,
Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,
I nderuar  Piter Faith

Zonja dhe zotërinj,

Të dashur qytetarë të Kosovës,

I nderuari President Klinton, mire se erdhët në Shtetin më të Ri në Botë, në Kosovën e pavarur, sovrane, demokratike dhe shumetnike për të cilën aq shumë kontribuuat ju z. President, populli dhe Qeveria Amerikane.

Sot është një ditë e lumtur për te gjithë ne në shtetin e Kosovës.

Sot,  po nderojmë mikun e madh të popullit të Kosovës, ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe simbolin e paqes dhe botës së lirë z. Bill Klinton.

Z. President, na keni bërë nder të jashtëzakonshëm që na u bashkuat në këtë festë të popullit dhe shtetit tonë.

Ju faleminderit  që u përgjigjët pozitivisht ftesës sonë.

Festa e sotme është simbol i dashurisë dhe respektit për ju, për popullin dhe kombin amerikan.

Festa e sotme është shenjë e mirënjohjes së thellë nga qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

 Është një motiv i yni për paqe, është frymëzim për liri në kohët që vijnë.

Te nderuar deputet,

Zonja dhe zotërinj,

Shtatorja që do ta zbulojmë sot do të shërbejë si simbol për triumfin e lirisë, triumfin e paqes, triumfin e humanizmit në Kosovë dhe botë.

I nderuari President Klinton,

Ne kujtojmë angazhimin Tuaj ne kohen e luftës sonë për liri, ne kohen kur refugjatët tanë ishin dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre jetonin në kushte shumë të vështira.

Ju i nderuari president Klinton bashkuat botën demokratike për lirinë e Kosovës. Ju faleminderit.

Edhe kur kohët dukeshin tepër të zymta Ju na dhatë shpresë, kurajo, besim për të ardhmen tonë.

Me ndihmën Tuaj dhe sakrificën e popullit tone, ne po jetojmë te lire dhe te pavarur në atdheun  tonë.
I nderuari President Klinton,

Ne ëndërronim për një të nesërme më të mirë; ne besonim në lirinë dhe pavarësinë tone.

Ne besonim në vlerat perëndimore.

Ëndrrat tona u bënë realitet.

Sot Republika e Kosovës është shtet i lirë, i pavarur, demokratik dhe shumetnik.

Sot Republika e Kosovës ka vizion për integrim në NATO dhe Bashkim Evropian dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-të.

Ne bashkërisht e fituam luftën dhe bashkërisht e ndërtuam paqen dhe bashkërisht po e ndërtojmë edhe shtetin e Kosovës.

President Klinton, ju faleminderit për tërë atë që keni bërë për Kosovën, paqen, jetën e lirë, lirinë dhe lumturinë e popullit të Kosovës tonë dhe botës mbarë.

Ne do ta kujtojmë përgjithmonë atë që keni bërë ju për popullin dhe vendit tonë.

President Klinton Ju jeni humanist, jeni lider botëror, i paqes, jeni hero.

Faleminderit shumë

Shteti dhe populli i Kosovës shpreh respektin, krenohet me ju, me SHBA dhe popullin amerikan.

Zoti i bekoftë SHBA

Zoti e bekoftë Shtetin e Kosovës

Zoti u bekoftë Juve i nderuari president

Zoti bekoftë Familjen tuaj

Ju faleminderit!

Last modified: 1 Nëntor, 2009

Comments are closed.