Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media, pas takimit me udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovës, Renzo Daviddi. Me këtë rast, kryeministri Thaçi i dorëzoi udhëheqësit të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, përgjigjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pyetësorin për Marrëdhëniet Tregtare me Bashkimin Evropian
Prishtinë, 15 prill 2010
Kisha kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të vendit, t’i dorëzojë Komisionit Evropian, z.Renzo, përgjigjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pyetësorin për Marrëdhënie Tregtare me Bashkimin Evropian.
Pyetësori paraqet një avancim të mëtejmë të raporteve midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që nënkupton edhe përgjegjësi dhe privilegj për ne si vend dhe si qytetarë, shoqëri.
Kosova ka aspiruar dhe ka vizion të qartë që të jetë anëtare e plotë e familjes evropiane, euroatlantike, duke i zbatuar me përgjegjësi dhe efektshmëri të lartë të gjitha standardet dhe kushtet për integrim.
Pyetësorin të cilin e dorëzova sot, paraqet edhe një dëshmi tjetër të rezultateve që po tregojmë si Qeveri e Republikës së Kosovës, si institucione të vendit për vazhdimin e qeverisjes së mirë, transparente, thellimin e reformave demokratike, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, eliminimin e keq menaxhmentit gjithashtu.
Në të ardhmen e afërt Kosova pret edhe udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Kosova është gati t’i hyj kësaj pune dhe për të përmbyllur gjithashtu me sukses të plotë, i cili udhërrëfyes do të shërbejë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Në këtë rast, dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar në plotësimin e pyetësorit, Komitetin Ndërministror dhe udhëheqësin e këtij komiteti, ministrin Lutfi Zharku.
Gjithashtu falënderoj z.Renzo dhe ekipin e tij, të cilët na ofruan mbështetje të vazhdueshme për plotësimin e këtij pyetësori për integrimet tona të mëtutjeshme evropiane.
Gjithashtu, ndjehem tepër mirë që sot dorëzova këtë pyetësor, një ditë para afatit të rregullt.
Falënderoj të gjithë ata njerëz që kanë punuar, nga Qeveria e Kosovës, shoqëria civile dhe gjithë ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë në plotësimin e këtij pyetësori.
Pas takimit, është prononcuar edhe udhëheqësi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi
Është e qartë që është bërë shumë punë për ta realizuar këtë. Mendoj që kjo është një përgatitje e mirë dhe është hapi i parë drejt një forme të re të bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Prandaj jam shumë i kënaqur që kjo punë është marr në mënyrë shumë serioze nga Qeveria.
Last modified: 15 Prill, 2010