Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Reka të fshatit Restelicë të Sharrit (Dragashit) me rastin e humbjes së familjarit të tyre, Resmin Reka

Prishtinë, 14 shkurt 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Reka të fshatit Restelicë të Sharrit (Dragashit) me rastin e gjetjes së trupit të pajetë të familjarit të tyre, Resmin Reka, i cili humbi jetën si pasojë e ortekut të borës, që goditi Restelicën.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Reka,

Me pikëllim të madh morëm lajmin që pas kërkimeve të mëdha të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës, është gjetur trupi i pajetë i anëtarit të familjes tuaj, Resmin Reka.

Pas humbjes së nëntë anëtarëvë të familjes suaj nga orteku i borës, që goditi Restelicën, ky është edhe një lajm i rëndë jo vëtëm për familjen tuaj, por edhe për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me këtë rast, dua të rishpreh edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’iu gjendur pranë, në mbështetje të plotë të gjithë qytetarëve të Restelicës dhe të komunave tjera të Kosoëvs, të prekura nga moti i ligë.

Në veçanti ritheksoj vendosmërinë dhe angazhimin më të lartë të Qeverisë për përkujdesje institucionale për vajzën e mbijetuar nga kjo tragjedi, Amsera Reka.

Në të njejtën kohë, shpreh falëmnderimet më të thella për përkushtimin dhe sakrificën e lartë të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Policisë së Kosovës, KFOR-it, zjarrfikësve dhe mbështetjen dhe solidaritetin e qytetarëve për t’iu dalë në ndihmë banorëve të Restelicës.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors